Fiks Fare/ Vdekja e punëtorit në Mal të Zi, prokuroria “shkund” dosjen pas denoncimit të Fiksit
27/12/2021 20:30

Në datën 21 tetor 2021, emisioni Fiks Fare denoncoi veprimet e prokurorisë së Shkodrës, e cila kishte lënë në sirtar dosjen e vdekjes se një punëtori në Malin e Zi. Prej dy vitesh ky organ akuze nuk kishte bërë asnjë veprim, duke detyruar nënën e dy fëmijëve të mitur të endet në dyert e institucioneve të drejtësisë. Në tetor 2021, Marte Shkambi kërkonte prej dy vitesh fajtorin e vdekjes së bashkëshortit, Lulash Shkambi. Ajo thotë se babai i dy fëmijëve 10 dhe 7 vjeç humbi jetën në datën 5 shtator 2019 në afërsi të Ulqinit, në Mal të Zi. Punonte duke prerë dru, i pasiguruar. Në datën 25 shtator 2019 kishte shkuar me një motosharrë në një parcelë. "Punonte te një firmë në Shtoj, Ulqin. E sollën në Shqipëri po atë ditë, ndërsa një autoambulancë e priste në Han të Hotit" thotë e veja. Ajo ngre dyshime për veprimet e Spitalit Rajonal Shkodër, si e morën në doganë, ndërsa burri i vdiq në tetor 2019. Dhe, prej asaj kohe dosja ishte në prokurori pa asnjë veprim, pa marrë kartelën dhe pa dërguar asnjë letër porosi në Mal të Zi, duke lënë të venë në rrugë me dy fëmijë të mitur. Pas kësaj ankese, Fiks Fare kërkoi informacion në Prokurorinë e Shkodrës. Sipas një dokumenti, procedimi penal për vdekjen e Lulash Shkambit është regjistruar në datën 28 korrik 2020 për veprën penale shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë. Sipas saj, në datë 15 nëntor 2021, disa ditë pas transmetimit të investigimit në Fiks Fare, është urdhëruar kryerja e disa veprimeve të tjera hetimore shtesë, si verifikime pranë Spitalit Rajonal Shkodër, verifikime pranë Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan dhe asaj të Malit të Zi, identifikimin e personit që ka njoftuar urgjencën etj. Po ashtu në të njëjtën datë është përpiluar kërkesa për ndihmë juridike drejtuar autoriteteve të drejtësisë malazeze, e cila është përcjellë tek autoritetet përkatëse në datë 16 nëntor 2021. Prokuroria thotë se nga Spitali Rajonal Shkodër është marrë kopja e kartelës klinike të viktimës dhe në vijim i është kërkuar sërish informacion shtesë këtij institucioni lidhur me disa të dhëna të cilat nuk rezultojnë qartë nga kartela. "Hetimet lidhur e procedimin penal në fjalë vazhdojnë, janë në fazën e mbledhjes së informacionit dhe përcaktimit të përgjegjësisë së secilit subjekt që ka marrë kontakt apo ka dijeni për ngjarjen në fjalë. Hetimet janë shtrirë në disa drejtime, të cilat për momentin përbëjnë sekret hetimor" përfundon Prokuroria e Shkodrës.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 24 Mars 2026
24/03 21:01
Monitorime/ Fevziu beson vetëm kur i prek gjërat me dorë – Fiks Fare
24/03 21:00
I sëmuri mendor djeg banesën, rrezikon pallatin. Institucionet “S’kemi ku ta çojmë” – Fiks Fare
24/03 20:45
‘Shqipëri, o mjer… s’të kuptova kurrë!’ Po sot, pas 100 vjetësh, a kuptohemi? – Fiks Fare
24/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Mars 2026
23/03 21:01
Monitorime/ E ftuara ‘Dua të dukem bukur e zhveshur’ – Fiks Fare
23/03 21:00
‘Beteja më e bukur’! Ndryshojnë flamujt nga SHBA te Gjermania, molotovët mbeten! – Fiks Fare
23/03 20:45
Goditje politike apo dëm publik? Çfarë ndodhi realisht në protestën e PD-së? – Fiks Fare
23/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 20 Mars 2026
20/03 21:00
Monitorime/ I ftuari thyen mitin “Sex-i nuk të dobëson!” – Fiks Fare
20/03 21:00
“Qaja çdo natë… e paralizuar dhe e vetme”, 80-vjeçarja më në fund sistemohet falë Fiks Fare
20/03 20:45
S’kanë treg, prodhimet i hedhin në kanal. Kriza e fermerëve në Orman-Pojan – Fiks Fare
20/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 19 Mars 2026
19/03 21:00
Monitorime/ Moderatorët që u kënaqën me njeri-tjetrin… – Fiks Fare
19/03 21:00
Rrëshqitja që po izolon banorët, rruga ‘Dervish Shaba’ drejt zhdukjes – Fiks Fare
19/03 20:45
Pse emigrojnë shqiptarët? Keqqeverisja apo për një jeta më të mirë? – Fiks Fare
19/03 20:30
Monitorime/ E denoncoi te policia, por fqinji i nxjerr mesazhin LIVE! – Fiks Fare
18/03 21:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 18 Mars 2026
18/03 21:00
Rrezikojnë jetën çdo ditë. 3 të sëmurë mendorë jetojnë në një shtëpi që po u shembet mbi kokë
18/03 20:45
PD sulmon ambasadorët e huaj në Shqipëri. Qytetarët tregojnë ‘pse’! – Fiks Fare
18/03 20:30
DIGITALB DIGITALB