Fiks Fare/ “Udhëtime në të gjithë botën”, si joshen shqiptarët për të paguar 150 USD
02/03/2021 20:30

Pas ankesës, denoncuesi futet në aplikacionin "zoom", ku një vajzë prezanton "të mirat" e kësaj firme, madje edhe përfitimet. Ajo pohon të gjithë skemën e përmendur pikërisht nga denoncuesi, ku thotë se "për t'u anëtarësuar duhen 150 USD". Dhe, çdo anëtar i ri duhet të paguajë secili nga 150 USD... "Këtë projekt e kam nisur që në datën 6 prill të vitit të kaluar. Kam qenë në të njëjtën pozicion si ju dhe aktualisht jam 'district menager' në këtë kompani. Në momentin që Arjola sjell brenda 7 ditëve të para 3 konsulentë që hyjnë përmes platformës elite. Arjola merr 30 USD për secilin ose 200 USD bonus. Nëse sjell 3 persona të tjerë nëpërmjet platformës pro, merr 10 USD për secilin dhe 100 USD bonus. Përveçse kësaj fiton edhe 100 USD në muaj dhe kompenson koston e anëtarësimit. Në momentin që Arjola u rrit në klasifikim dhe u bë menaxher dhe bën të njëjtën gjë edhe javën e dytë, pra në 7 ditëshin e dytë, sjell 3 konsulentë të tjerë, nuk merr 30 USD për secilin, por 40 USD për secilin, pra merr 320. Në momentin që bën të njëjtën gjë edhe javën e tretë dhe nëse brenda 21 ditëve të para Arjola sjell 9 miq të platformës Elite merr 930 USD bonus. Nëse sjell 9 konsulentë të platformës pro merr 410 USD bonus" thotë ajo përmes platformës online. Denoncuesi e pyet për pagesat e personave të tjerë. "Asnjëri nuk punon për njëri-tjetrin, punojnë të gjithë për vete. Nëse nuk sjell anëtarë, ka kosto 100 USD, po ti s’duhet ta quash pagesë. Ti do ta quash kursim. Ti thjesht nuk e ke çuar te banka, ja ke besuar kompanisë dhe prandaj kompania t'i kthen në pikë të besuara" i thotë ajo, ndërsa denoncuesi e pyet për zyrat e kompanisë. Ajo i thotë se "ti merr një zyrë online", ndërsa i shpjegon se pagesa e anëtarësimit bëhet në faqen e kompanisë. Pas ankesës, gazetarët e "Fiks Fare" telefonojnë disa numra telefoni që gjenden kudo në internet, të cilët ofrojnë "punë nga shtëpia". Anëtarja e parë thotë se kompania e ka qendrën në SHBA, ndërsa e konfirmon se ka paguar 150 USD për anëtarësim. Në fund, pohon se është vetëm 18 vjeçe dhe megjithatë kërkon njerës në punë. Ndërkohë, Fiksi telefonon një numër tjetër. "Këtu je pa pronar. Puno sa orë të duash, kur të duash. Pagën e vendos ti. Për sa të punosh aq merr" thotë ai, ndërsa gazetarët e pyesin se nëse e duan 5 mijë euro, çfarë duhet të bëjnë. Ai i thotë se "ti do të punosh për atë". Pasi gazetarët i prezantohen, ai i thotë se "unë jam përgjegjës për veten tim". Emisioni investigativ kërkoi një numër kontakti të firmës, ndërsa një person fillimisht u prezantua si përgjegjës. "Nga kompania 'MWR Life' ofrojmë vende pune" tha ai, ndërsa më vonë pohoi se "nuk jam përgjegjës i kësaj kompanie".

Episodi i plotë – Fiks Fare, 27 Mars 2026
27/03 21:01
Monitorime/ Analisti nuk përmbahet: Populli me probleme mendore! – Fiks Fare
27/03 21:00
Pamje të rënda/13-vjeçari dhunon e grabit fëmijë e pensionistë në Shkodër – Fiks Fare
27/03 20:45
Divjakë/ Pazari bosh, pensionistët në treg për bukën e gojës – Fiks Fare
27/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 26 Mars 2026
26/03 21:01
Monitorime/ Ylli Rakipi “Saliu edhe në botën tjetër do na presi si kryetar i PD-së” – Fiks Fare
26/03 21:00
Skandali i çmimeve! Fermerët: ‘Po na rrisin inputet me justifikimin e luftës në Iran – Fiks Fare
26/03 20:45
‘Do krijoja histori dashurie në BBV’, Greta Kazazi flet për përjashtimin që bëri histori! – Fiks Fare
26/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 25 Mars 2026
25/03 21:01
Monitorime/ Brikena ‘tradhtohet’ nga fustani, ja çfarë i ndodhi live! – Fiks Fare
25/03 21:00
Fëmija autik dhunohet brutalisht nga nëna. Fqinjët denoncojnë, institucionet heshtin! – Fiks Fare
25/03 20:45
Reforma në drejtësi/ Italianët e rrëzuan, ne e votuam! A po paguajmë pasojat? – Fiks Fare
25/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 24 Mars 2026
24/03 21:01
Monitorime/ Fevziu beson vetëm kur i prek gjërat me dorë – Fiks Fare
24/03 21:00
I sëmuri mendor djeg banesën, rrezikon pallatin. Institucionet “S’kemi ku ta çojmë” – Fiks Fare
24/03 20:45
‘Shqipëri, o mjer… s’të kuptova kurrë!’ Po sot, pas 100 vjetësh, a kuptohemi? – Fiks Fare
24/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Mars 2026
23/03 21:01
Monitorime/ E ftuara ‘Dua të dukem bukur e zhveshur’ – Fiks Fare
23/03 21:00
‘Beteja më e bukur’! Ndryshojnë flamujt nga SHBA te Gjermania, molotovët mbeten! – Fiks Fare
23/03 20:45
Goditje politike apo dëm publik? Çfarë ndodhi realisht në protestën e PD-së? – Fiks Fare
23/03 20:30