Fiks Fare/ Tulla, llaç, beton dhe zhavorr brenda Parkut Natyror
18/05/2022 20:30

Grupi i xhirimit i emisionit "Fiks Fare" shkoi në Parkun Natyror Kune Vain në Lezhë, për të parë të gjithë zonën, pas informacioneve se "po hidhen inerte dhe po punohet me mjete të tonazhit të rëndë pa asnjë leje". Madje, asnjë nga institucionet nuk kishte ndërhyrë. Kamera e Fiks Fare konstatoi një grumbull të madh me inerte, ku fillimisht ishin tulla, llaç dhe mbetje betoni pranë njërit prej kanaleve, atij natyralit, që mbush lagunën me ujë. Sipas informacioneve që disponin Fiks Fare, individë apo firma të ndryshme private po tentojnë që të devijojnë kanalet që furnizojnë me ujë lagunën, duke "përfituar" tokë. Fiks Fare disponon disa harta të vjetra se kanali që po tentohet të mbyllet është kanali natyral që furnizon me ujë lagunën. Madje, në hartat e para viteve '90 duke qartë se kanali që po mbushet ka qenë i vetmi dhe ai natyrali. Kohët e fundit janë hapur dy kanale të reja, por njëri prej tyre nuk ka funksionuar. Aktualisht, funksionon vetëm një i tillë, i hapur në afërsi të atij natyralit, por që është shumë e vështirë të funksionojë, pasi ka përplasje rrymash midis ujërave të Lagunës dhe Detit Adriatik. Ndërkohë, kamera e Fiksit filmoi automjete të tonazhit të rëndë që hidhnin dhera dhe mbetje të tjera brenda parkut. Madje, gjatë gjithë ditës. Automjetet qarkullonin lirisht buzë detit dhe shkojnë në brendësi të lagunës. Ato hedhin dhera pranë disa pishave, teksa e gjithë zona ku shkarkojnë kamionët po mbushet.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 10 Prill 2026
10/04 21:01
Monitorime/ “ Prill – Maj…” ja varianti më i ri i shprehjes – Fiks Fare
10/04 21:00
70 dele mes banesave! Pleshta, miza dhe erë e rëndë, Fiks Fare zgjidh problemin – Fiks Fare
10/04 20:45
Rrezik te varrezat! Qiparisi i kalbur rrezikon qytetarët dhe varret, falë Fiksit pritet pema – Fiks Fare
10/04 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 9 Prill 2026
09/04 21:01
Monitorime/ Fevziu dhe e ftuara habitin me rrahjet e zemrës! – Fiks Fare
09/04 21:00
“Pagë marr, por nuk më lënë të punoj”, rrëfimi i punonjëses me 42 vite kontribut – Fiks Fare
09/04 20:45
Nafta, domatja, kastraveci… gjithçka u rrit! Po çfarë nuk po ngrihet?! – Fiks Fare
09/04 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 8 Prill 2026
08/04 21:01
Monitorime/ Shkullaku lapsus me “Spaku”/“Plaku”: “Ta ‘ashtu’ planin” – Fiks Fare
08/04 21:00
“Plumba dhe goditje në kokë me qytë”, spitali dhe policia tentojnë të fshehin ngjarjen! – Fiks Fare
08/04 20:45
Në PD këndohet kënga: kë të qaj më parë, Lulin që ka ikur apo Saliun në garë? – Fiks Fare
08/04 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 7 Prill 2026
07/04 21:01
Monitorime/ Ylli Rakipi i kërkon falje popullatës për shprehjen “P*rdhi kali…” – Fiks Fare
07/04 21:00
80-vjeçari pret 4 muaj për analiza! ‘Shëndetësia falas’ dështon, pas datës 20 s’ka analiza!
07/04 20:45
Nga pushtimi te ‘miqtë’. Çfarë kujtojmë nga 7 Prilli? – Fiks Fare
07/04 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 6 Prill 2026
06/04 21:01
Monitorime/ Laerti ndikohet nga sirenat, moderatorja një prej tyre! – Fiks Fare
06/04 21:01
Qytetari paguan 800 euro për një dhomë gjumi që s’e morri kurrë, mobilieri zhduket! – Fiks Fare
06/04 20:45
Kina me 1 parti fluturon, Amerika me 2 po ashtu, ndërsa ne me 120 parti ngecim! – Fiks Fare
06/04 20:30