Fiks Fare/ Thellohet skandali, babai pranon abuzimin seksual ndaj vajzës
28/04/2020 20:30

Fiks fare/ Thellohet skandali, babai pranon abuzimin seksual ndaj vajzws Fiks Fare vazhdon të sjellë fakte të reja nga denoncimi i abuzimit seksual i minorenes nga Saranda. Vet vajza ka regjistruar ballafaqimin me babain e saj, ku e akuzon se ai e ka rrahur dhe i ka sjellë shokët tij në shtëpi. Në këto audio regjistrime babai rrugës për në polici, i premton vajzës se nuk do të sjellë më në shtëpi as shokët e tij dhe as Bajram Tushën. Një natë para se vajza të pyetej nga psikologu presioni i prindërve, policisë dhe Bajos ndaj saj, ishte shumë i madh. Vajza ka regjistruar babain kur e rreh pasi ajo i kërkon të nxjerrë nga shtëpia Bajon. Bajo, siç e thërrasin ata Bajram Tushën, qëndron në shtëpinë e tyre deri në orët e para të mëngjesit. Në momentin kur vjen policia, inspektori i zonës Bujar Nikolla i kërkon të largohet madje dëgjohet t'i thotë se ai duhet të ikë pasi nuk lejohet që të ketë armë. Armë me të cilën Bajram Tusha dëgjohet që të qëllojë para se të vinte policia. Policia u njoftua nga babai i vajzës pasi ai dyshonte se djali Denito Ruçi, i dashuri i vajzës ishte shumë afër më shtëpinë dhe mund të rrëmbente vajzën. Gjatë kohës që Tusha qëllon me armë, dëgjohet se babai e inkurajon atë, madje i thotë që ta qëllojë "qenin" duke ofenduar me fjalë banale. Pasi policia vjen në banesë, prindërit e mbyllin vajzën brenda shtëpisë dhe nuk e lejojnë atë që t'i takojë ata vetëm. Vajza i përgjërohet policëve që ta dëgjojnë, por ata i thonë se nëse nuk pushon do ta dërgojnë në spital dhe se djalin do ta fusin në burg. Vajza ndihet shumë e frikësuar dhe gjatë gjithë kohës dëgjohet të bërtas dhe të kërkojw ndihmë. Njëri nga policët i kërkon asaj të dalë në dritare. Kur polici afrohet, vajza i flet me një zë shumë të ulët, pas kësaj dëgjohet nëna e cila i ulëret duke thënë "Mos e beso, mos e beso sepse të gënjen". Në këto audio, kuptohet se vajza është nën presionin e vazhdueshëm të prindërve të cilët duan me çdo kusht ta largojnë nga djali. Më i "devotshëm" duket të jetë Bajram Tusha i cili edhe pasi vjen policia nuk pranon të ikë në shtëpinë e tij, pasi sipas tij duhet të ruaj vajzën. Kur vajza ballafaqohet me të atin. Babai i lutet vajzës te heq dorë dhe i premton se nuk do të sjellë asnjë nga shokët e tij në shtëpi. Sidomos Bajon "Bajon s'ta sjell" i thotë ai. Gjatë kësaj kohe në bisedë futet edhe e ëma e cila pranon që babai e ka rrahur vajzën. Në një moment ai i rrëmben vajzës telefonin pasi sipas saj dyshoi se ajo ishte duke regjistruar. Vajza dëgjohet të ulërasë, të kërkoj ndihmë dhe e quan atë "pedofil i dreqit" Situata në këtë familje duket të qetësohet vetëm në orët e para të mëngjesit, kur policia i thotë vajzws që nëse ajo nuk rri urtë, atëherë atë do ta çojnë në spital dhe sipas tyre me këtë sjellje ajo do të marrë në qafë edhe djalin, të dashurin, i cili do të përfundojw në burg.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 24 Dhjetor 2025
24/12 21:00
KATASTROFË MJEDISORE në Gramsh! HEC-i përmbyt shtëpi e toka, FUNDOS fshatin! – Fiks Fare
24/12 20:45
Trampi përdor pushtetin për të shpëtuar miqtë nga gjykatat. ÇFARË MESAZHI NA JEP? – Fiks Fare
24/12 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Dhjetor 2025
23/12 21:01
Monitorime/ “Të kam xhan” s’mjafton, Jonida Shehu s’e le Anri Balën të… – Fiks Fare
23/12 21:00
Ping-pong institucional me pensionistin: Arsimi pagoi, Tatimet s’i gjejnë kontributet – Fiks Fare
23/12 20:45
Shqipëria pa AMBASADOR AMERIKAN, më mirë apo më keq? – Fiks Fare
23/12 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 22 Dhjetor 2025
22/12 21:01
Monitorime/ Debat i nxehtë, studio e ftohtë: Rakipit i “mpihen” të ftuarit – Fiks Fare
22/12 21:00
Skandal në Ishëm! Ndërtuan shtëpitë me Bamirësi, tani Studiojnë Tokën, mban apo jo! – Fiks Fare
22/12 20:45
Festa e fisit u kthye në Mort, vetëm pasi u përmend fjala “Pronë” – Fiks Fare
22/12 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 19 Dhjetor 2025
19/12 21:01
Monitorime/ Nga gafat e deputetëve tek situatat më qesharake në 23 vite – Fiks Fare
19/12 21:00
23 VITE DENONCIME që TRONDITËN SHQIPËRINË: Krim, Korrupsion, Trafikim Fëmijësh etj…
19/12 20:45
23 VJET duke zgjidhur hallet e shqiptarëve – Fiks Fare në aksion! – Fiks Fare
19/12 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 18 Dhjetor 2025
18/12 21:01
Monitorime/ Ndoka – Kuçana përplasen ASHPËR: “Ke gjysmë ore që po GRINË SALLATË! – Fiks Fare
18/12 21:00
Zhvatën MILIONA dhe u ZHDUKËN. U pinë GJAKUN punëtorëve, i lanë PA PAGA – Fiks Fare
18/12 20:45
Kuvendi e mbyll me DHUNË; flakë, britma dhe PËRPLASJE FIZIKE – Fiks Fare
18/12 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 17 Dhjetor 2025
17/12 21:01
DIGITALB DIGITALB