Banorët e fshatit Mushnikë të Njësisë Administrative Lekaj në Bashkinë Rrogozhinë kanë kërkuar ndihmën e emisionit Fiks Fare, pasi që prej tërmetit të 2019 shtëpitë e tyre u dëmtuan me nivel DS5. Pra rindërtim të shtëpive nga e para. Në këtë fshat ndodhen gjithsej 15 familje të cilët janë përfitues të programit të rindërtimit , por përveç bonusit të qirasë, deri më sot nuk është bërë asgjë për shtëpitë e tyre.