Fiks Fare/ TEC-i lundrues brenda Portit të Peshkimit që u dha me koncesion!
10/03/2022 20:30

Në kulmin e krizës energjitike, Ministria e Infrastrukturës, nëpërmjet Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, po shpenzon miliona euro sërish për të prodhuar energji nëpërmjet lëndëve djegëse. Por, jo nga TEC Vlora, por nga një TEC Lëvizës. Sipas një dokumenti, në datën 24 janar 2022, KESH-i ka publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, një "thirrje për shprehje interesi". Më tej shkruan se KESH-i është autorizuar nga qeveria shqiptare, ti drejtohet tregut ndërkombëtar për të marrë përkohësisht, 1-2 vjet, me qira asete gjeneruese termike shtesë, të cilat mund të instalohen dhe lidhen lehtësisht me Rrjetin e Transmetimit të Energjisë në Shqipëri. KESH-i kërkon që TEC-i lëvizës të ketë një fuqi të instaluar prej 110 deri 130 MË. Të jetë i disponueshëm për t'u dhënë me qira për një periudhë jo më pak se 24 muaj. Të përdorë karburant të lëngshëm dhe të jetë i disponueshëm për tu instaluar pranë TEC Vlora. Në pikën 8 kërkon që të të jetë një impiant i lundrueshëm, që të mos zërë hapësirat dhe të mos pengoje aktivitetet për konservimin apo rehabilitimin e TEC-it, gjatë periudhës së qiradhënies. Më tej, KESH shkruan se impianti gjenerues preferohet të jetë i lundrueshëm dhe të pozicionohet brenda basenit të Triport-it duke mundësuar distancën e shkurtër të lidhjes me terminalet e linjës së transmetimit të TEC-it. Madje, KESH-i do të sigurojë të drejtat e përdorimit të basenit të Triport-it për vendosjen e impiantit. Por, në këtë dokument, KESH-i nuk ka specifikuar sa do të kushtojë qiraja për 24 muaj! Para pak ditësh, në faqen e internetit të Korporatës, është publikuar "njoftim për vlerësimin e shprehjes të interesit", ku fitues ka dalë një bashkim operatorësh nga Italia dhe SHBA-ja.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Mars 2026
23/03 21:01
Monitorime/ E ftuara ‘Dua të dukem bukur e zhveshur’ – Fiks Fare
23/03 21:00
‘Beteja më e bukur’! Ndryshojnë flamujt nga SHBA te Gjermania, molotovët mbeten! – Fiks Fare
23/03 20:45
Goditje politike apo dëm publik? Çfarë ndodhi realisht në protestën e PD-së? – Fiks Fare
23/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 20 Mars 2026
20/03 21:00
Monitorime/ I ftuari thyen mitin “Sex-i nuk të dobëson!” – Fiks Fare
20/03 21:00
“Qaja çdo natë… e paralizuar dhe e vetme”, 80-vjeçarja më në fund sistemohet falë Fiks Fare
20/03 20:45
S’kanë treg, prodhimet i hedhin në kanal. Kriza e fermerëve në Orman-Pojan – Fiks Fare
20/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 19 Mars 2026
19/03 21:00
Monitorime/ Moderatorët që u kënaqën me njeri-tjetrin… – Fiks Fare
19/03 21:00
Rrëshqitja që po izolon banorët, rruga ‘Dervish Shaba’ drejt zhdukjes – Fiks Fare
19/03 20:45
Pse emigrojnë shqiptarët? Keqqeverisja apo për një jeta më të mirë? – Fiks Fare
19/03 20:30
Monitorime/ E denoncoi te policia, por fqinji i nxjerr mesazhin LIVE! – Fiks Fare
18/03 21:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 18 Mars 2026
18/03 21:00
Rrezikojnë jetën çdo ditë. 3 të sëmurë mendorë jetojnë në një shtëpi që po u shembet mbi kokë
18/03 20:45
PD sulmon ambasadorët e huaj në Shqipëri. Qytetarët tregojnë ‘pse’! – Fiks Fare
18/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 17 Mars 2026
17/03 21:00
Monitorime/ Përplasje në studio, Fevziu të ftuarve: ‘Uluni more, uluni! – Fiks Fare
17/03 21:00
“Deputetët mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat”, mln euro për 140 “baballarët e kombit”
17/03 20:45
Berisha rikthen sulmet ndaj ambasadorëve,histori që përsëritet ndër vite – Fiks Fare
17/03 20:30
DIGITALB DIGITALB