Në emisionin Fiks Fare Sami Lleshi nga fshati Gostimë i Librazhdit ankohet për ish-drejtorin e shkollës së Mesme të Bashkuar Polis Gostimë. Ai u rrëfen gazetarëve se në kohën kur ish-drejtori ka qenë në krye të shkollës me numrin e amzës së motrës të tij të ndjerë figuron i regjistruar një tjetër person që nuk e njeh dhe nuk është as i banorë i fshatit.