Fiks Fare/ Tampone false edhe për individë që nuk janë prezent
06/09/2021 20:30

Skandali thellohet edhe më shumë ku agjencia Ida Agjenci, e cila në bashkëpunim me laboratorin Medical Care Lami u jepnin klientëve tampon Covid-19 pa qene pacienti prezent. Ka qenë punonjësja e kësaj agjencie e cila i ka ofruar gazetares një çmim “ofertë” nga 25-30 euro në 25 mijë lekë të vjetra. Kjo sipas saj për arsye se agjencia ka lidhje me laboratorin për favorizimin e klientëve të saj. Fillimisht gazetarja i ka kërkuar punonjëses së agjencisëë që të siguronte tamponin pa e kryer atë pasi kishte fobi. Menjëherë punonjësja u tregua e gatshme për të bashkëpunuar dhe shoqëroi gazetaren për tek laboratori Medical Care Lami dhe pas një bisede me laborantin e kanë lënë gazetarën e Fiksit në pritje për përgjigjen e tamponit që nuk bëri. Laboranti i Medical Care Lami i mori vetëm të dhënat gazetares së Fiksit dhe më pas i tha të largohej. Sipas tij përgjigja do të merrej nga agjencia e udhëtimit. Sapo punonjësja e agjencisë bashkë me gazetaren dolën nga laboratori, punonjësja i ka treguar gazetares se e kishte marrë përgjigjen.Në momentin e dorëzimit të lekëve në agjenci, gazetarja i ka kërkuar asaj që t'i gjente një tampon për bashkëshortin e saj i cili ishte në udhëtim. Pa hezituar punonjësja ka pranuar duke kërkuar vetëm kartën e identitetit dhe menjëherë është ngritur duke shkuar po tek i njëjti për të siguruar një përgjigje tjetër negative të “Rapid Antigent Test Covid-19”. Pas marrjes së testit u bë sërisht pagesa për përgjigjen fiktive të tamponit në zyrën e saj, ndërsa i ka kërkuar të mos e bisedonte përmes telefonit me askënd. Po kështu i ka kërkuar gazetares që për familjarët e saj që do të udhëtonin me të për në Itali, mjaftonte vetëm t’i dërgonte në WhatsApp foton e pasaportës. Duke i siguruar çdo lloj dokumenti tjetër të nevojshëm për kalimin sa më të sigurt të kufirit, pa qenë askush prezent.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 26 Mars 2026
26/03 21:01
Monitorime/ Ylli Rakipi “Saliu edhe në botën tjetër do na presi si kryetar i PD-së” – Fiks Fare
26/03 21:00
Skandali i çmimeve! Fermerët: ‘Po na rrisin inputet me justifikimin e luftës në Iran – Fiks Fare
26/03 20:45
‘Do krijoja histori dashurie në BBV’, Greta Kazazi flet për përjashtimin që bëri histori! – Fiks Fare
26/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 25 Mars 2026
25/03 21:01
Monitorime/ Brikena ‘tradhtohet’ nga fustani, ja çfarë i ndodhi live! – Fiks Fare
25/03 21:00
Fëmija autik dhunohet brutalisht nga nëna. Fqinjët denoncojnë, institucionet heshtin! – Fiks Fare
25/03 20:45
Reforma në drejtësi/ Italianët e rrëzuan, ne e votuam! A po paguajmë pasojat? – Fiks Fare
25/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 24 Mars 2026
24/03 21:01
Monitorime/ Fevziu beson vetëm kur i prek gjërat me dorë – Fiks Fare
24/03 21:00
I sëmuri mendor djeg banesën, rrezikon pallatin. Institucionet “S’kemi ku ta çojmë” – Fiks Fare
24/03 20:45
‘Shqipëri, o mjer… s’të kuptova kurrë!’ Po sot, pas 100 vjetësh, a kuptohemi? – Fiks Fare
24/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Mars 2026
23/03 21:01
Monitorime/ E ftuara ‘Dua të dukem bukur e zhveshur’ – Fiks Fare
23/03 21:00
‘Beteja më e bukur’! Ndryshojnë flamujt nga SHBA te Gjermania, molotovët mbeten! – Fiks Fare
23/03 20:45
Goditje politike apo dëm publik? Çfarë ndodhi realisht në protestën e PD-së? – Fiks Fare
23/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 20 Mars 2026
20/03 21:00
Monitorime/ I ftuari thyen mitin “Sex-i nuk të dobëson!” – Fiks Fare
20/03 21:00
“Qaja çdo natë… e paralizuar dhe e vetme”, 80-vjeçarja më në fund sistemohet falë Fiks Fare
20/03 20:45
S’kanë treg, prodhimet i hedhin në kanal. Kriza e fermerëve në Orman-Pojan – Fiks Fare
20/03 20:30