Fiks Fare u interesuar pranë drejtorisë së Spiatlit Ushtarak në lidhje me listën e pritjes së protezave. Gazetarëve të Fiksit u pohohet se lista nuk ka lëvizur fare pasi janë pezulluar operacionet e planifikuara , ku pacientët mund të përfitojnë protezat falas, kjo për shkak të pandemisë covid -19. Në këtë spital vazhdojnë ndërhyrjet vetëm për rastet emergjente. 31 vjeçari që u ankua në Fiks Fare i duhet ta sigurojë privatisht protezën, ose duhet të presë operacionin e planifikuar edhe pse ka 5 vite që pret.