Prej 7 muajsh në Spitalin e Korcës janë pezulluar ekzaminimet si ECO dhe biçikleta pasi nuk ka mjek. Ky shërbim në këtë spital u ofrohet vetëm personave të hospitalizuar. Rreth 70 pacientë nga zonat e Korçës, Pogradecit dhe Ersekës janë prej janarit në listë pritje për t'i kryer këto ekzaminime. Spitali nuk ka kardiolog edhe pse nga ana e tyre është bërë kërkesa pranë ministrisë.