Fiks Fare/ Spitali i Janinës pranon gabimin: Në letra figuron i gjallë…
16/03/2022 20:30

Familjarët telefonojnë Spitalin e Janinës, duke i kërkuar informacion. Në telefonatën e parë, punonjësit e Spitalit u thonë se u bë një ngatërresë dhe se kanë parë në regjistrat e spitalit dhe rezultoi se babai i tyre kishte ndërruar jetë. "Besoj se atë e ka thënë dikush nga kolegët. Unë thjesht i thashë se ka ndodhur një gabim. Nga kolegët ishte karakterizuar, se babai juaj ... në bazë jo në sistemin e spitalit dhe në listën që kisha unë nuk dukej... E kuptoni?! Unë nuk e di me kë keni folur ju me personin e dytë, unë personalisht nuk kam thënë një gjë të tillë. Sepse ju më pyetët sot në mëngjes. Unë nuk e kam thënë një gjë të tillë. Unë ju thashë se në listën që mbanin kolegët, nuk është nga sistemi i spitalit. Si t'jua them, është bërë një gabim njerëzor! Qëllimi i telefonatës ishte për një mbështetje që mos të thonë që nuk e morëm atë të sëmurë. Nuk e kishte shënuar kolegu që mos e merrni këtë të sëmurë, që s'kishte mbijetuar. Unë mora listën që më dhanë kolegët (jo të sistemit të spitalit!). Bëhet një verifikim, këto të dhëna kalojnë në sistemin e spitalit" i tha doktoresha. Doktoresha e Spitalit Universitar të Janinës i tha se është bërë një gabim në letra. Denoncuesja telefonon sërish spitalin, ku kërkon një informacion nga zyra e protokollit, nëse ky gabim është rregulluar apo jo. "Mos ndoshta në 17-të (dhjetor 2020) ka dalë nga spitali?" e pyet zyra e protokollit denoncuesen. Pra, ndryshe nga doktoresha, punonjësja e protokollit në Spitalin e Janinës, nuk ka informacione të sakta se kur doli nga ky spital pacienti. Madje, s'ka asnjë informacion nëse doli gjallë apo i vdekur. Dhe, ky konfuzion nga spitali, ka sjellë dyshime të mëdha te familjarët, se trupi i të afërmit të tyre mund të jetë ngatërruar.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Mars 2026
23/03 21:01
Monitorime/ E ftuara ‘Dua të dukem bukur e zhveshur’ – Fiks Fare
23/03 21:00
‘Beteja më e bukur’! Ndryshojnë flamujt nga SHBA te Gjermania, molotovët mbeten! – Fiks Fare
23/03 20:45
Goditje politike apo dëm publik? Çfarë ndodhi realisht në protestën e PD-së? – Fiks Fare
23/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 20 Mars 2026
20/03 21:00
Monitorime/ I ftuari thyen mitin “Sex-i nuk të dobëson!” – Fiks Fare
20/03 21:00
“Qaja çdo natë… e paralizuar dhe e vetme”, 80-vjeçarja më në fund sistemohet falë Fiks Fare
20/03 20:45
S’kanë treg, prodhimet i hedhin në kanal. Kriza e fermerëve në Orman-Pojan – Fiks Fare
20/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 19 Mars 2026
19/03 21:00
Monitorime/ Moderatorët që u kënaqën me njeri-tjetrin… – Fiks Fare
19/03 21:00
Rrëshqitja që po izolon banorët, rruga ‘Dervish Shaba’ drejt zhdukjes – Fiks Fare
19/03 20:45
Pse emigrojnë shqiptarët? Keqqeverisja apo për një jeta më të mirë? – Fiks Fare
19/03 20:30
Monitorime/ E denoncoi te policia, por fqinji i nxjerr mesazhin LIVE! – Fiks Fare
18/03 21:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 18 Mars 2026
18/03 21:00
Rrezikojnë jetën çdo ditë. 3 të sëmurë mendorë jetojnë në një shtëpi që po u shembet mbi kokë
18/03 20:45
PD sulmon ambasadorët e huaj në Shqipëri. Qytetarët tregojnë ‘pse’! – Fiks Fare
18/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 17 Mars 2026
17/03 21:00
Monitorime/ Përplasje në studio, Fevziu të ftuarve: ‘Uluni more, uluni! – Fiks Fare
17/03 21:00
“Deputetët mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat”, mln euro për 140 “baballarët e kombit”
17/03 20:45
Berisha rikthen sulmet ndaj ambasadorëve,histori që përsëritet ndër vite – Fiks Fare
17/03 20:30
DIGITALB DIGITALB