Çifti Matusha kërkoi ndihmën e Fiks Fare pasi prej vitit 2011, nuk po arrinin të merrnin dëmshpërblimin e babait të tyre Ndoc Prek Matosha si ish i dënuar politik. Dëmshpërblimi financiar ishte 4 207 589 lekë, ku familja Matoshi kishin marrë vetëm këstin e parë. Me ndihën e Fiksit, Drejtoria e Pagesave dhe Dëmshpërblimeve gjeti se ku ishte ngërçi që kjo familje nuk kishte arritur të merrte edhe këstet e tjera. Numri i llogarisë bankare që Z. Matoshi kishte në dosje duhej rinovuar.