Fiks Fare/ Skandali, si u 10-fishua “Morava Resort” me dokumente false!
16/07/2020 20:30

Fiks Fare vijoi investigimin për resortin "Morava Resort" në Korçë, ku rezultoi se nga vitit 2017 deri në vitin 2020, ndërtimi u 10-fishua. Madje, me vendime të dyshimta ndërtimet pa leje u legalizuan në mënyrë arbitrare vetëm me emrin e një bashkëpronari, pavarësisht se resorti kishte dy ortakë. Më 8 korrik, emisioni investigativ faktoi me zë, figurë por edhe dokumente këto ndërtime. Madje, në momentin që gazetarët shkuan në këtë kompleks, po realizoheshin punime që nga themeli. Dhe, një ditë pas transmetimit të këtij investigimi nga "Fiks Fare", oficerët e policisë gjyqësore të Prokurorisë së Korçës shkuan pranë kompleksit "Morava Resort", duke bërë këqyrjen e ndërtimeve pa leje. Ata morën në pyetje një nga ortakët e këtij kompleksi, i cili nuk ishte në dijeni të këtyre ndërtimeve. Menjëherë pas verifikimeve të para, pa kaluar as 24 orë nga publikimi i këtij skandali, Policia e Korçës shpalli në kërkim ortakun tjetër, Arben Reli, i cili është autori i këtyre ndërtimeve pa leje. Pamjet, intervistat dhe dokumentet e transmetuara në "Fiks Fare" bindën prokurorinë e Korçës për të regjistruar procedimin penal. Drejtuesit e kësaj akuze i konfirmuan Fiksit se hetimet do të shtrihen gjatë 3 viteve të fundit. Nga viti 2017 deri në vitin 2020, ndërtimet te "Morava Resort" janë 10 - fishuar! Dhe, të gjitha pa leje, ku të gjitha gjurmët e këtyre ndërtimeve të çojnë te një emër; Arben Reli!

Episodi i plotë – Fiks Fare, 30 Mars 2026
30/03 21:01
Monitorime/ Kujdes! Laptopi në prehër dëmton testikujt e meshkujve – Fiks Fare
30/03 21:00
7 muaj pa përgjigje për pensionin, ISSH lëviz vetëm pas ndërhyrjes së Fiks Fare!
30/03 20:45
Çfarë do ndodhte nëse Rama dhe Berisha ndërronin drejtimin e partive? – Fiks Fare
30/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 27 Mars 2026
27/03 21:01
Monitorime/ Analisti nuk përmbahet: Populli me probleme mendore! – Fiks Fare
27/03 21:00
Pamje të rënda/13-vjeçari dhunon e grabit fëmijë e pensionistë në Shkodër – Fiks Fare
27/03 20:45
Divjakë/ Pazari bosh, pensionistët në treg për bukën e gojës – Fiks Fare
27/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 26 Mars 2026
26/03 21:01
Monitorime/ Ylli Rakipi “Saliu edhe në botën tjetër do na presi si kryetar i PD-së” – Fiks Fare
26/03 21:00
Skandali i çmimeve! Fermerët: ‘Po na rrisin inputet me justifikimin e luftës në Iran – Fiks Fare
26/03 20:45
‘Do krijoja histori dashurie në BBV’, Greta Kazazi flet për përjashtimin që bëri histori! – Fiks Fare
26/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 25 Mars 2026
25/03 21:01
Monitorime/ Brikena ‘tradhtohet’ nga fustani, ja çfarë i ndodhi live! – Fiks Fare
25/03 21:00
Fëmija autik dhunohet brutalisht nga nëna. Fqinjët denoncojnë, institucionet heshtin! – Fiks Fare
25/03 20:45
Reforma në drejtësi/ Italianët e rrëzuan, ne e votuam! A po paguajmë pasojat? – Fiks Fare
25/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 24 Mars 2026
24/03 21:01
Monitorime/ Fevziu beson vetëm kur i prek gjërat me dorë – Fiks Fare
24/03 21:00
I sëmuri mendor djeg banesën, rrezikon pallatin. Institucionet “S’kemi ku ta çojmë” – Fiks Fare
24/03 20:45
‘Shqipëri, o mjer… s’të kuptova kurrë!’ Po sot, pas 100 vjetësh, a kuptohemi? – Fiks Fare
24/03 20:30