Jusuf Kaca u ankua në Fiks Fare pasi emri i tij figuronte si bashkëpunëtor i SHISH-it në listat e publikuara nga hakerat iranian. Atij i kanë dalë të gjitha të dhënat dhe njerëzit e marrin në telefon duke shqetësuar. Taksisiti është ankuar në prokurori, polici dhe madje edhe tek Shërbimi Informativ por nga asnjë institucion nuk ka marrë përgjigje. " Kjo është një poshtërsi pasi nuk kam asnjë lidhje dhe kërkoj që të marr një përgjigje me anë të Fiks fare" përfundon z. Kaca.