Shqiptarët vijojnë të largohen masivisht, kryesisht në Europë, Angli apo edhe në Amerikën e Veriut. Nëpërmjet azilit, kontratave të punës apo edhe bashkimit familjar, mijëra persona kanë emigruar në këto vende për një jetë më të mirë. Shpesh herë ata kanë rënë pre e mashtrimeve, duke u detyruar të paguajnë persona apo firma fantazmë mijëra euro. Në redaksinë e emisionit investigativ “Fiks Fare” kanë mbërritur disa denoncime për raste mashtrimi për viza pune në Angli dhe Europë.