Rezervuari i fshatit Posnovishtë të Gramshit furnizon me ujë vaditës 3 fshatra. Por edhe pse ky rezervuar është pronë shtetërore e ndërtuar në vitin 1975 që prej 10 vitesh menaxhohet nga një shoqatë fantazëm e cila edhe pse ka shpallur falimentin, vazhdon dhe mbledh të ardhura nga fshatarët. Të ardhurat nuk i deklaron askund duke shkelur ligjin. E gjitha kjo për të shmangur Përmbarimin.