Shoferi i autobuzit kerkon ryshfet për punonjësin e policisë në pikën kufitare të Muriqanit. 20 euro secilit prej pasagjerëve për të kaluar në Mal të Zi. Eurot nuk duhet t'i çojnë vetë pasagjerët, por duhet t'i çojë shoferi i autobuzit brenda pasaportave që polici i pikës kufitare nuk ka vulosur pikërisht për të marrë ryshfet.