50 banorët e fshatit Rahovicë në Skrapar të harruar. Pa rrugë , pa ujë, pa qendër shëndetësore dhe me një shkollë me sipërfaqe 5.5 m². Aty kryejnë mësimin tre nxënës , një i klasës së 9-të, një i klasës së 7-të dhe një i klasës së 3-të. Në të vërtet as kjo godinë nuk është shkollë, por një dhomë e vogël të cilën banorët e kanë marrë me qira nga i zoti i shtëpisë që sadopak është munduar ta përshtatë si klasë.