Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës abuzimet me fondet e shëtitores përgjatë lumit Drin në Lezhë, shëtitore e cila vetëm sa "ha" para publike! Në korrik të vitit 2022, emisioni investigativ faktoi se për ujërat e zeza të Lezhës ishin investuar rreth 25 milionë euro, por ato ujëra hidhen në Lumin Drin, që kalon mes për mes qytetit.