Fiksi iu drejtua edhe Shërbimit Social në Bashkinë Durrës, për të kuptuar pse i është ndërprerë ndihma ekonomike familjes. Drejtoresha Meme Xhaferaj tha se nga auditi ishte kapur shkelja dhe detyrimisht nga kjo zyrë i ishte ndaluar pagesa. Përsa i përket raportit mjeksor që familja ka paraqitur drejtoresha pohon se dorëzimi i tij është bërë mbrapa dhe sapo të akordohen edhe me zyrat e tjera lekët do t'i rikthehen familjes.