Emisioni Fiks Fare solli rastin e një servisi për të cilin ankoheshin banorët e lagjes Nr.15 në Durrës i cili sillte ndotje dhe shqetësim për të gjitha familjet e rrugës 339. Njëri prej banorëve që e ka ngjitur me shtëpinë ankohet për zhurma, aroma dhe zënie të gjithë rrugës nga makinat që presin të hyjnë në servis. Edhe pse Policia Bashkiake e bllokoi biznesin duke i vënë shiritin , pronari e hoqi pas dy orëve e puna vazhdoi normalisht. Agjencia Rajonale e Mjedisit pohon se ligjërisht nuk e kanë si objekt inspektimi, kështu që servisi ndot ambientin pa u panalizuar.