Fiks Fare/ Rruga Qukës – Qafë Plloçë, gabimet e projektimit na kushtojnë 73.6 milionë USD
14/10/2020 20:30

Në vitin 2009, në prag të zgjedhjeve parlamentare, kryeministri i atëhershëm Sali Berisha do të deklaronte se "ne rikthejmë rrugën e lashtë Egnatia, rrugë në të cilën, në shekuj e shekuj, karvanët e shqiptarëve udhëtuan për tregti e qëllime të tjera". Sipas tij, kjo rrugë shkurtonte në mënyrë shumë të ndjeshme distancën e Korçës, Bilishtit e Kolonjës me Tiranën. Gjatë mandatit të tij të dytë 4-vjeçar, u shtruan vetëm 3 kilometra rrugë të aksit Qukës-Qafë Plloçë. Por, edhe gjatë dy mandateve të Rilindjes, rruga ende nuk ka përfunduar. Megjithëse është vetëm 40 kilometra i gjatë, projekti ka ndryshuar disa herë. Përgjatë 11 viteve, shtetarët kanë dhënë disa afate kur do të përfundojë. Në 2017, 2018, 2019 dhe aktualisht në 2020. Por, në terren, ka edhe shumë punime. Në tetor 2016, kryeministri Edi Rama tha se "ky është një nga projektet e Saliut me probleme të mëdha inxhinierike". Megjithatë, z.Rama nuk përmendi datën se kur do të përfundonte ky aks. Dy vite më vonë, në muajin janar 2018, ministrat Ahmetaj dhe Gjiknuri shkuan në këtë segment rrugor dhe "premtuan" se "rruga përfundon në vitin 2019. Projekte me shumë probleme, në terren shumë të vështirë". "Fiks Fare" siguroi një raport nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ku thuhet se "kostoja e përgjithshme e vlerësuar e projektit është 152 milionë USD". Por, ndryshimet e projekteve, kanë sjellë fryrjen e kostove në plot 73.6 milionë USD. Pra, më shumë se gjysma e vlerës së projektit fillestar. Në total, kjo rrugë do t'i kushtojë shqiptarëve plot 225.6 milionë USD!

Episodi i plotë – Fiks Fare, 30 Mars 2026
30/03 21:01
Monitorime/ Kujdes! Laptopi në prehër dëmton testikujt e meshkujve – Fiks Fare
30/03 21:00
7 muaj pa përgjigje për pensionin, ISSH lëviz vetëm pas ndërhyrjes së Fiks Fare!
30/03 20:45
Çfarë do ndodhte nëse Rama dhe Berisha ndërronin drejtimin e partive? – Fiks Fare
30/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 27 Mars 2026
27/03 21:01
Monitorime/ Analisti nuk përmbahet: Populli me probleme mendore! – Fiks Fare
27/03 21:00
Pamje të rënda/13-vjeçari dhunon e grabit fëmijë e pensionistë në Shkodër – Fiks Fare
27/03 20:45
Divjakë/ Pazari bosh, pensionistët në treg për bukën e gojës – Fiks Fare
27/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 26 Mars 2026
26/03 21:01
Monitorime/ Ylli Rakipi “Saliu edhe në botën tjetër do na presi si kryetar i PD-së” – Fiks Fare
26/03 21:00
Skandali i çmimeve! Fermerët: ‘Po na rrisin inputet me justifikimin e luftës në Iran – Fiks Fare
26/03 20:45
‘Do krijoja histori dashurie në BBV’, Greta Kazazi flet për përjashtimin që bëri histori! – Fiks Fare
26/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 25 Mars 2026
25/03 21:01
Monitorime/ Brikena ‘tradhtohet’ nga fustani, ja çfarë i ndodhi live! – Fiks Fare
25/03 21:00
Fëmija autik dhunohet brutalisht nga nëna. Fqinjët denoncojnë, institucionet heshtin! – Fiks Fare
25/03 20:45
Reforma në drejtësi/ Italianët e rrëzuan, ne e votuam! A po paguajmë pasojat? – Fiks Fare
25/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 24 Mars 2026
24/03 21:01
Monitorime/ Fevziu beson vetëm kur i prek gjërat me dorë – Fiks Fare
24/03 21:00
I sëmuri mendor djeg banesën, rrezikon pallatin. Institucionet “S’kemi ku ta çojmë” – Fiks Fare
24/03 20:45
‘Shqipëri, o mjer… s’të kuptova kurrë!’ Po sot, pas 100 vjetësh, a kuptohemi? – Fiks Fare
24/03 20:30