Pas proceseve të shumta gjyqësore midis dy subjekteve "Salla" dhe "Ana 2013", ku gjykata është shprehur me vendim për lirimin e rrugës për subjektin "Salla" ende ky vendim nuk është ekzekutuar. Përmbarimi Vlorë tre herë ka qenë në vendngjarje, por nuk ka bërë të mundur ekzekutimin e vendimit. Sipas drejtorit të kësaj zyre duhet një plan më konkret për ndërhyrjen dhe forca të shumta policie.