Banorë të fshatit Orizaj, të Njësisë Administrative Otllak, të Beratit ankohen në Fiks Fare se ende nuk janë kompensuar për tokën që u është marrë në zgjerimin e rrugës nacionale Lushnje- Berat. Prej vitit 2015 tokat e tyre në pronësi si rrjedhojë e zgjerimit të rrugës iu morën nga shteti por ende sot në 2022 ata nuk janë janë kompensuar nga ARRSH. Madje edhe pse nuk e zotërojnë më tokën vazhdojnë të paguajnë taksën e saj.