Fiks Fare/ Rruga e pakalueshme nga mjetet, nxënësit 1 orë në këmbë për të shkuar në shkollë
18/09/2020 20:30

Banorët e fshatit Gjorgos, Cakran i janë drejtuar emisionit Fiks Fare pasi denoncojnë terrenin e vështirë të rrugës kryesore të këtij fshati. Ky shqetësim vihet në pah për shkak se këtë rrugë, nxënësit e përshkojnë dy herë në ditë për të shkuar dhe ardhur nga shkolla. Mungesa e infrastrukturës së rrugës, bën që për këta fëmijë mos të jetë në dispozicion transporti dhe për pasojë shkojnë në këmbë në shkollë. Ata përshkojnë rreth 4 ose 5 km në ditë për të shkuar në shkollë, rrugë të cilën e bëjnë për 1 orë ose më shumë. Por, vështirësia shtohet më tepër kur kthehen nga shkolla, pasi është terren malor dhe lodhen më tepër. Problematikat që sjell mungesa e infrastrukturës së rrugës për prindërit është se gjatë kohës që fëmijët shkojnë në shkollë djersiten dhe për pasojë ftohen. Por midis të tjerave prindërit shprehen se fëmijët nga lodhja e rrugës, humbasin përqëndrimin në mësim. Ndërkaq ata theksojnë se gjatë muajve të dimrit, për shkak të kushteve klimatike, fëmijët mungojnë më shumë në shkollë rrjedhimisht e kanë të pamundur për të ndjekur mësimin në orarin e duhur. Gazetarët e Fiksit iu drejtuan Njësisë Administrative Cakran ku u interesuan nëse ka një projekt për ndërtimin e infrastrukturës së rrugës. Administratori Tonin Xhelaj u shpreh se punimet për shtrimin e rrugës do të rinisin së shpejti dhe se brenda muajit tetor do të përfundojë infrastruktura e rrugës.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 30 Mars 2026
30/03 21:01
Monitorime/ Kujdes! Laptopi në prehër dëmton testikujt e meshkujve – Fiks Fare
30/03 21:00
7 muaj pa përgjigje për pensionin, ISSH lëviz vetëm pas ndërhyrjes së Fiks Fare!
30/03 20:45
Çfarë do ndodhte nëse Rama dhe Berisha ndërronin drejtimin e partive? – Fiks Fare
30/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 27 Mars 2026
27/03 21:01
Monitorime/ Analisti nuk përmbahet: Populli me probleme mendore! – Fiks Fare
27/03 21:00
Pamje të rënda/13-vjeçari dhunon e grabit fëmijë e pensionistë në Shkodër – Fiks Fare
27/03 20:45
Divjakë/ Pazari bosh, pensionistët në treg për bukën e gojës – Fiks Fare
27/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 26 Mars 2026
26/03 21:01
Monitorime/ Ylli Rakipi “Saliu edhe në botën tjetër do na presi si kryetar i PD-së” – Fiks Fare
26/03 21:00
Skandali i çmimeve! Fermerët: ‘Po na rrisin inputet me justifikimin e luftës në Iran – Fiks Fare
26/03 20:45
‘Do krijoja histori dashurie në BBV’, Greta Kazazi flet për përjashtimin që bëri histori! – Fiks Fare
26/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 25 Mars 2026
25/03 21:01
Monitorime/ Brikena ‘tradhtohet’ nga fustani, ja çfarë i ndodhi live! – Fiks Fare
25/03 21:00
Fëmija autik dhunohet brutalisht nga nëna. Fqinjët denoncojnë, institucionet heshtin! – Fiks Fare
25/03 20:45
Reforma në drejtësi/ Italianët e rrëzuan, ne e votuam! A po paguajmë pasojat? – Fiks Fare
25/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 24 Mars 2026
24/03 21:01
Monitorime/ Fevziu beson vetëm kur i prek gjërat me dorë – Fiks Fare
24/03 21:00
I sëmuri mendor djeg banesën, rrezikon pallatin. Institucionet “S’kemi ku ta çojmë” – Fiks Fare
24/03 20:45
‘Shqipëri, o mjer… s’të kuptova kurrë!’ Po sot, pas 100 vjetësh, a kuptohemi? – Fiks Fare
24/03 20:30