Banorët e fshatit Majtar në Njësinë Administrative Maqellarë të Peshkopisë ankohen se ndërtimi i rrugës së Arbrit, i pengon të shkojnë tek tokat e tyre dhe në varreza. Rruga e Arbrit në këtë segment u kalon banorëve përmes duke ndarë shtëpitë nga tokat bujqësore dhe varrezat e fshatit. Ata kërkojnë një mbikalim ose nënkalim që tua mundësojë këtë dhe shqetësimin ia kanë përcjellë firmës nënkontraktore, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.