Në lidhje me dhënien e bonusit të qirasë gazrtarët u interesuan në Bashkinë Rrogozhinë. Kryetari i kësaj bashkie Edison Memolla u shpreh se qytetari nuk është dashur të futej në shtëpi, pasi është përfitues i bonusit. Në lidhje me vonesën e bonusit ai u shpreh se ky është një fond që kalon përmes qeverisë dhe se bashkia nuk ka fonde pët t'i mbuluar vetë. Por ai u zotua se lekët do të kalonin menjëherë pas interesimit të Fiksit.