Tërmeti i 26 Nëntorit preku edhe shumë familje në qytetin e Rrogozhinës. Nga ku u vendos rindërtimi i 102 banesave në këtë qytet me fonde të qeverisë. Aktualisht bashkia e Rrogozhinës nuk ka marrë në dorëzim asnjë prej këtyre banesave, ndërkohë që banorët e dëmtuar kanë marrë në dorë çelësat e shtëpive të tyre të reja dhe kanë filluar të jetojnë në to. 32 banesa të ndërtuara janë të papërfunduara, nuk kanë as dyer e dritare, kanë filluar plasaritjet e mureve. Kompania që fitoi tenderin për rindërtimin e 102 banesave individual në qytetin e Rrogozhinës, është Gjikuria.