Monopatinat eleketrike janë trendi më i ri i transportit në vendin tonë. Për të shmangur trafikun por edhe çmimi i lartë i karburantit ka bërë që shumë qytetarë të lëvizin me monopatina elektronike . Por, kohët e fundit këto monopatina janë bërë shkak për aksidente, pasi shumica e përdoruesve të monopatinave janë të mitur apo persona që nuk kanë leje drejtimi. Pra persona që nuk e njohin kodin rrugor dhe sinjalistikën. Fiks Fare kreu një vëzhgim në rrugët e Tiranës ku evidentohen rastet kur drejtuesit e monopatinave kalojnë me semafor të kuq, ecin me shpejtësi në trotuare, bulevarde, kundravajte,u presin rrugën drejtuesve të automjeteve që kanë përparësi me semafor jeshil, nuk ecin në korsitë e biçikletave motoçikletave.