Fiks Fare/ Rilindja Urbane, 250 mln lekë për “strehën” e drogazhinjve në Elbasan
08/02/2022 20:30

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës shkatërrimin e Parkut Rinia në Elbasan, një investim 250 milionë lekë të reja nga Rilindja Urbane. Megjithëse parku është bërë funksional para dy vitesh e gjysmë, ai është kthyer në strehë të përdoruesëve të lëndës narkotike dhe një banjo e madhe publike në mes të qytetit industrial. Parku është i vetmi vend i gjelbëruar në qytet dhe është ndërtuar në vitet '70. Ai është rikonstruktuar në vitin 2002, ndërkohë që së fundmi është rikonstruktuar në vitin 2017, ku Bashkia e Elbasanit përfitoi një grant prej 250 milionë lekësh nga Fondi i Zhvillimit të Rajonave. Projekti ka përfunduar në vitin 2019, por vetëm dy vite e gjysmë pas përurimit, parku është bërë jo funksional. Sipas dokumenteve që disponon Fiks Fare, firma zbatuese ka qenë Bajrami-N shpk, ndërkohë që projektues të parkut ka qenë 'Drejtoria e projektimit në Bashkinë Elbasan". Afati i punimeve ka qenë 15 muaj, ndërkohë që parku është bërë funksional në fillim të vitit 2019. Gjithsej, sipas dokumenteve që disponon Fiks Fare, sipërfaqja e të gjithë parkut është 82 mijë e 120 metër katrorë. Fiks Fare siguroi disa fotografi të bëra publike në momentin e investimit, ku dukej edhe maketi i cili "vizitohej" nga të moshuar dhe familje me fëmijë. Por, dy vite e gjysmë pas rindërtimit, gjendja është e mjerueshme. Kanali që duhet të funksiononte si shëtitore, është kthyer në një banjo e madhe publike. Madje, ai frekuentohet vetëm nga përdorues të lëndëve narkotike, ndryshe nga maketi i prezantuar që do të mbushej me të gjitha grupmoshat! Në mes të parkut, projektuesit kanë bërë një kanal të madh me disa "xhepa". Këto xhepa janë kthyer në banjo të mëdha publike. Ndërkohë, nga vëzhgimi i Fiks Fare në atë vend gjen shiringa të përdoruesve të drogës. Gazetarët e Fiks Fare biseduan me banorë të Elbasanit, të cilët thanë se parku ka qenë më mirë kur nuk ishte investuar. Sipas tyre, parku përdorej nga çdo grupmoshë, por prej 2019-ës, parku ka filluar të braktiset. "Shiko, s'ka stola për ne pensionistët. Edhe gjelbërimi ka ikur. Por skandal është ky kanali. Atje çfarë s'ka! Atje rrinë vetëm përdoruesit lëndës narkotike" pohojnë disa banorë, ndërsa të tjerë pohojnë se "e bënë për veten e tyre".

Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Mars 2026
23/03 21:01
Monitorime/ E ftuara ‘Dua të dukem bukur e zhveshur’ – Fiks Fare
23/03 21:00
‘Beteja më e bukur’! Ndryshojnë flamujt nga SHBA te Gjermania, molotovët mbeten! – Fiks Fare
23/03 20:45
Goditje politike apo dëm publik? Çfarë ndodhi realisht në protestën e PD-së? – Fiks Fare
23/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 20 Mars 2026
20/03 21:00
Monitorime/ I ftuari thyen mitin “Sex-i nuk të dobëson!” – Fiks Fare
20/03 21:00
“Qaja çdo natë… e paralizuar dhe e vetme”, 80-vjeçarja më në fund sistemohet falë Fiks Fare
20/03 20:45
S’kanë treg, prodhimet i hedhin në kanal. Kriza e fermerëve në Orman-Pojan – Fiks Fare
20/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 19 Mars 2026
19/03 21:00
Monitorime/ Moderatorët që u kënaqën me njeri-tjetrin… – Fiks Fare
19/03 21:00
Rrëshqitja që po izolon banorët, rruga ‘Dervish Shaba’ drejt zhdukjes – Fiks Fare
19/03 20:45
Pse emigrojnë shqiptarët? Keqqeverisja apo për një jeta më të mirë? – Fiks Fare
19/03 20:30
Monitorime/ E denoncoi te policia, por fqinji i nxjerr mesazhin LIVE! – Fiks Fare
18/03 21:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 18 Mars 2026
18/03 21:00
Rrezikojnë jetën çdo ditë. 3 të sëmurë mendorë jetojnë në një shtëpi që po u shembet mbi kokë
18/03 20:45
PD sulmon ambasadorët e huaj në Shqipëri. Qytetarët tregojnë ‘pse’! – Fiks Fare
18/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 17 Mars 2026
17/03 21:00
Monitorime/ Përplasje në studio, Fevziu të ftuarve: ‘Uluni more, uluni! – Fiks Fare
17/03 21:00
“Deputetët mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat”, mln euro për 140 “baballarët e kombit”
17/03 20:45
Berisha rikthen sulmet ndaj ambasadorëve,histori që përsëritet ndër vite – Fiks Fare
17/03 20:30
DIGITALB DIGITALB