Fiks Fare/ “Rezervat e shtetit s’kanë grurë”, por kanë sutjena e mbathje!
18/10/2023 20:30

Fiks Fare faktoi se një shumë prej 1.1 milionë euro ishte përdorur për të pritur delegacionin e BE-së, për Samitin e Procesit të Berlinit. Për ushqime, akomodime apo edhe dhurata. Në dukje, Shqipëria u duk e pasur në sytë e ndërkombëtarëve! Por, nëse larg qoftë ndodh një fatkeqësi, a mund t’i ndihmojmë shtresat në nevojë apo të prekura me ushqimet bazë? Me ato të shportës? Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit nxori zbuluar Rezervat e Shtetit. Ato Rezerva të cilat duhet të ishin plot me ushqime. Ky që po shikoni është raporti i KLSH-së, i titulluar “rezervat materiale të shtetit në shërbim të qytetarit”. Në të jepen detaje të rënda, sesi këto Magazina nuk kanë asnjë kilogramë grurë! "Nga të dhënat e paraqitura rezulton se: Artikulli “Mjete të rënda për çdo lloj transporti” gjendja është nën limitin minimal të përcaktuar. Artikulli “grurë”, gjendja është zero. “Mjete të vogla lundrimi”, gjendja është zero. “Automjete të tonazhit të ulët nën 10 ton” gjendja është nën limitin minimal të përcaktuar. Artikulli “Karburante”, gjendja është zero” vijon raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Pra, artikujt grurë dhe karburant, gjendja është 0! Ndërkohë, çuditërisht, Drejtoria e Rezervave të Shtetit bën ankande për mallra të tjerë. Disa ditë më parë është publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik. Rezervat e Fierit kërkojnë të shesin “mallra të ndryshëm industrial, vaskë, mbajtëse gjoksi sutjena të ndryshme, mbathje burrash të ndryshme, rroba banjo dhe letra bixhozi”. Në këtë njoftim jepet edhe një listë e këtyre artikujve, të cilat në total kanë një vlerë 164 mijë lekë. Pra, rezervat e shtetit nuk kanë në gjendje karburant dhe grurë, por kanë sutjena, mbathje dhe letra bixhozi!

Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Shkurt 2026
23/02 21:01
Monitorime/ Çfarë lexon me “pika, pika, pika” Fevziu? – Fiks Fare
23/02 21:00
Çudit Berisha! Nga protestues paqësorë në kryengritës të armatosur! Çfarë po ndodh? – Fiks Fare
23/02 20:45
Djegie dhe dhunë në protesta. A rrëzohet Edi Rama kështu? – Fiks Fare
23/02 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 20 Shkurt 2026
20/02 21:00
Monitorime/ Horoskopi i fundjavës… por astrologia harron shenjat – Fiks Fare
20/02 21:00
Pamje të rënda/Dhunonte dhe vriste macet prej vitesh. Institucionet heshtën! – Fiks Fare
20/02 20:45
Korçë/ 100 metra rrugë pa asfalt. Bashkia ‘rrugë pa emër, jo prioritet’ – Fiks Fare
20/02 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 19 Shkurt 2026
19/02 21:01
Monitorime/ Kimia mes Zegjinesë dhe Bardhit: ‘Trupi si purtek domatesh!’ – Fiks Fare
19/02 21:00
“Nëse shkon tek Fiksi, në varr i merr lekët!” Tjetër denoncim për tregtaren mashtruese – Fiks Fare
19/02 20:45
Pse shqiptarët bëjnë më pak fëmijë? S’kanë lekë, s’kanë dashuri apo… – Fiks Fare
19/02 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 18 Shkurt 2026
18/02 21:01
Monitorime/ 40 vjeç dhe synet? Andrologu shpjegon “Penisi merr bukuri!” – Fiks Fare
18/02 21:00
I ngatërrojnë matjet e syrit, i bëjnë lazer gabim. Pacienti denoncon klinikën “Rrezikoj shikimin”
18/02 20:45
Kë nuk duan ndërkombëtarët, Ramën apo Berishën? – Fiks Fare
18/02 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 17 Shkurt 2026
17/02 21:01
Monitorime/ Të gjithë po e “tundin” si Selina… – Fiks Fare
17/02 21:00
Ekskluzive në Fiks Fare/Daja i Eva Dumanit rrëfen sekretet e arratisjes nga kampi i ferrit Al Hol – Fiks Fare
17/02 20:45
Miku i kryeministrit Rama dhe gjeneralit Klark kërkon pasaportë shqiptare – Fiks Fare
17/02 20:30
DIGITALB DIGITALB