Pas trasmetimit të denoncimit që iu bë stomatologut Artan Canaj në Fiks Fare i menjëhershëm ka qenë reagimi i Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë. USSH ka filluar procedurat e gjykimit disiplinor ndaj stomatologut Canaj, ku do të vlerësohet nga Komisioni Kombëtar i Etikës. USSH gjithashtu ka urdhëruar mbledhjen e të gjithë presidentëve rajonal në lidhje me shqetësimet që janë ngritur në Fiks Fare. Në emision u ankuan dy vajza të cilat kishin hequr dhëmballë tek stomatologu Canaj dhe më pas kanë përfunduar të dyja në spitalin Francez me nga dy ndërhyrje kirurgjikale. Neglizhenca e stomatologut në mjekimin e tyre mund të çonte edhe në humbje jete.