Menjëherë pas transmetimit në Fiks Fare të punonjëseve të një fasonerie në Domje të Tiranës, të cilat adminstratorja dhe pronari pagën e luftës ua kishin llogaritur edhe për muajin shkurt, reagoi Inspektoriati i Punës. Ky i fundit deklaron se është ngritur një grup inspektimi në terren. Inspektoriati shprehet se nuk tolerohet asnjë ditë pune e punuar pa u paguar.