Shtrëngimi i masave për kalimet në kufi nga shumë shtete, rriti dhe abuzimet për përgjigje tamponësh negative për të kaluar kufinjtë. Fiks Fare solli sërish rastin e një laboratori që jep përgjigje fiktive të tamponit vetëm me qëllim kalimin e kufirit. Mbrëmjen e së hënës gazetarët e Fiksit sollën rastin e një laboratori pranë pikës kufitare të Qaf Thanës i cili kryen teste për covid 19. Laboratori Union Clinic nxjerr përgjigje tamponi negative pa e kryer fare analizën.