Qytetari tha se e ka denoncuar ngjarjen në Policinë e Tiranës, në komisariatin nr.4. "Më dhanë të drejtë dhe më thanë se i kanë referuar materialet në Prokurorinë e Tiranës. Por, deri më tani, s'më kanë lajmëruar se çfarë ka ndodhur me kallëzimin tim" pohon ai, ndërsa shton se te Agjencia e Shërbimeve Funerale ka shkuar me dhjetëra herë.