Qytetari Sefedin Shefa nga Lushnja ankohet në emisionin Fiks Fare se prokuroria po i pengon gjyqin civil për pronat. Qytetari thotë se ka një proces penal ndaj tij për të cilin prokuroria është duke hetuar vërtetësinë e një dokumenti . Por ky dokument qytetari shprehet se është hetuar edhe njëherë në vitin 2010. Por gjithsesi sërish z. Sefa edhe pse ia ka vënë në dispozicion prokurorisë për ta hetua, kjo e fundit nuk e bën një gjë të tillë duke zvarritur hetimet. Sefedini thotë se zvarritja e hetimeve nga ana e prokurorisë është bërë pengesë edhe për gjyqin civil për pronat me të cilin ai është me personin që e ka kallëzuar penalisht, për vërtetësinë e këtij dokumenti që prokuria po zvarrit hetimet.