Çifti Kapllanaj nga Vlora prej tre vitesh nuk kanë marrë shpronësimin e shtëpisë që u prish si rezultat i ndërtimit të Lungomares. Shtëpia e tyre u prish gjatë kohës që ishin në Itali, pa u lajmëruar dhe pa asnjë proceverbal për prishjen e objektit. Në këto kushte ata bënë një kallëzim në prokurori, por gjykata nuk e vuri drejtësinë në vend.