Petrit Xhaferri nga fshati Kamenicë i Korçës prej 6 muajsh jeton ende në çadër. Tërmeti i 1 qershorit që përfshiu qarkun e Korçës ia prishi shtëpinë. Edhe pse Bashkia ka bërë vlerësimin dhe ka nxjerrë një preventiv me vlerë 3.5 milion lekë ende nuk ka filluar rikonstruksionin e banesës.