Ali Reçi nga Tetova e Maqedonisë denoncon në redaksinë e emisiont Fiks Fare kompaninë “Minerva Group”. Në 14 shkurt 2019 Ali Reçi ka lidhur një kontratë me dëshirën e tij me kompaninë Minerva ku qëllimi I kontratës ishte sigurimi I një vize pune nga kjo kompani, për në shtetin Gjerman. Për lidhjen e kontratës fillimisht duheshin 600 euro dhe më pas bëhej aplikimi në ambasadën Gjermane. Aliu tregon se kanë kaluar më shumë se 2 vite dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje, madje punonjësit e kompanisë nuk I përgjigjen as në telefon.