Fiks Fare/ Qytetarët, interesa shtesë për kreditë e shtyra në pandemi
30/12/2021 20:30

Në redaksinë e emisionit investigativ mbërriti një ankesë nga Ervis Germenji, i cili është emigrant ekonomik në Greqi. Ervisi ka marrë një kredi te Fondi Besa, kredi të cilën po e shlyente. Në mars të vitit 2020, në kohën e shpërthimit të pandemisë, ai ndodhej në Greqi. Një oficer i kredisë së Fondit Besa i ka thënë se kredia juaj ngurtësohet, si pasojë e një marrëveshje mes Bankës së Shqipërisë dhe Kryeministrit Edi Rama. Madje, në atë kohë, Rama do të deklaronte se "shtyhen kreditë", por pa shpjeguar në detaje këtë vendim. "Unë kredinë e kisha marrë dhe paguaja rreth 80 mijë lekë të vjetra në muaj si këst. I kam paguar të gjitha. Por këta ma shtynë nja 10 muaj. S'më thanë asnjë gjë, as kam firmosur dhe as u kam kërkuar shtyrje. Kur mbaroi pandemia, shlyej të gjithë kredinë, principalin dhe interesat. Por, Fondi Besa më thotë se ke edhe 37 mijë lekë të reja si 'interes periudhë Covidi'. Madje, të shkruara në një dokument. Tani i bie që të paguaj për 1 vit edhe 30 mijë lekë në muaj, kur unë këstin e kisha 80 mijë të vjetra. Unë s'kërkova shtyrje, as kam firmosur" thotë Ervisi. Qytetari këmbëngul se nuk ka bërë asnjë kërkesë për ngurtësim të kredisë te Fondi Besa. Sipas tij, në mars të vitit 2020 ka parë një status të kryeministrit Edi Rama, i cili lajmëronte shtyrjen e kësteve të kredisë. Në këtë status, Kryeministri Rama shkruan se "bashkëfirmosëm me guvernatorin e bankës së Shqipërisë një shtyrje të metejshme tremujore të kësteve të kredisë. Banka e Shqipërisë miratoi një lehtësim për bankat e nivelit të dutë, që të bëjnë ristrukturime proaktive të kredive".

Episodi i plotë – Fiks Fare, 24 Mars 2026
24/03 21:01
Monitorime/ Fevziu beson vetëm kur i prek gjërat me dorë – Fiks Fare
24/03 21:00
I sëmuri mendor djeg banesën, rrezikon pallatin. Institucionet “S’kemi ku ta çojmë” – Fiks Fare
24/03 20:45
‘Shqipëri, o mjer… s’të kuptova kurrë!’ Po sot, pas 100 vjetësh, a kuptohemi? – Fiks Fare
24/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Mars 2026
23/03 21:01
Monitorime/ E ftuara ‘Dua të dukem bukur e zhveshur’ – Fiks Fare
23/03 21:00
‘Beteja më e bukur’! Ndryshojnë flamujt nga SHBA te Gjermania, molotovët mbeten! – Fiks Fare
23/03 20:45
Goditje politike apo dëm publik? Çfarë ndodhi realisht në protestën e PD-së? – Fiks Fare
23/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 20 Mars 2026
20/03 21:00
Monitorime/ I ftuari thyen mitin “Sex-i nuk të dobëson!” – Fiks Fare
20/03 21:00
“Qaja çdo natë… e paralizuar dhe e vetme”, 80-vjeçarja më në fund sistemohet falë Fiks Fare
20/03 20:45
S’kanë treg, prodhimet i hedhin në kanal. Kriza e fermerëve në Orman-Pojan – Fiks Fare
20/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 19 Mars 2026
19/03 21:00
Monitorime/ Moderatorët që u kënaqën me njeri-tjetrin… – Fiks Fare
19/03 21:00
Rrëshqitja që po izolon banorët, rruga ‘Dervish Shaba’ drejt zhdukjes – Fiks Fare
19/03 20:45
Pse emigrojnë shqiptarët? Keqqeverisja apo për një jeta më të mirë? – Fiks Fare
19/03 20:30
Monitorime/ E denoncoi te policia, por fqinji i nxjerr mesazhin LIVE! – Fiks Fare
18/03 21:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 18 Mars 2026
18/03 21:00
Rrezikojnë jetën çdo ditë. 3 të sëmurë mendorë jetojnë në një shtëpi që po u shembet mbi kokë
18/03 20:45
PD sulmon ambasadorët e huaj në Shqipëri. Qytetarët tregojnë ‘pse’! – Fiks Fare
18/03 20:30
DIGITALB DIGITALB