Fiksi iu drejtua edhe me një shkresë zyrtare Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ku kërkonte të dinte nesë medikamenti Vincristinë ishte në mungesë gjatë periudhës Qershor - Gusht 2023. QSUT në përgjigjen e tyre theksuan se medikamenti për periudhë e sipërpërmendur nuk ka qenë në mungesë. Pra ka patur gjendje dhe i është shpërndarë shërbimeve të Pediatrisë sipas kërkesave përkatëse.