Emisioni investigat Fiks Fare ka vënë në dukje mbylljen paraprake të një nga qendrave shëndetsore verore në plazhin e Borshit. Fluksi i madh i turistëve këtë sezon veror bëri që Ministria e Shëndetësisë të ërrte masa për qendrat shëndetësore verore që të ishin të hapura 24 orë. Por në redaksinë e emisionit Fiks Fare u denoncua se qendra e plazhit Borsh u mbyll që në 31 gusht, ndërkohë që numri i pushuesve vazhdonte të ishte i lartë.