Ndërkohë Mimoza Bejko takon punonjësen e Sigurimeve Shoqërore Arjana Brahollari për t'i marrë lekët, por punonjësja i thotë qytetares që nuk je mirë nga mend ndaj dhe nuk merrem me ty. Pas kësaj përballje punonjësen e sigurimeve shoqërore shkon e takon edhe bashkëpunëtori i Fiksit. Ai i thotë se problemi i Mimozës eshtë se punonjësja ka marrë para pavarësisht se nuk është ndonjë shumë e madhe , 150 mijë lekë. Punonjësja i thotë bashkëpunëtorit të Fiksit se znj. Mimoza Bejko mund t'i kthejë pesë fishin e parave të marra, dhe mohon ta ketë quajtur të papërgjegjëshme.