Fiksi zhvilloi disa biseda në varrezat e Sharrës kryesisht në parcelat e reja. Punonjësit që montojnë pllakat e mermerit shprehen se të gjithë ankohen për vjedhjen e luleve natyrale. Ata tregojnë se janë persona të caktuar që në orët e vona të natës dalin e mbledhin gjithë lulet natyrale që gjejnë mbi varret e shumta, më pas këto lule i rishesin me një çmim më të ulët .