Fiks Fare/ Pronat e sindikatave, Kol Nikolla jep me qira 30 vjet Kampin e Punëtorëve që i kishte dalë pronari!
11/12/2020 20:30

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes problematikat e pronave të sindikatave në Shqipëri, të cilat nuk përdoren nga punëtorët, por nga titullarët e sindikatave, të cilat i kanë privatizuar, shitur apo dhënë me qira. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua Tedi Konomi, trashëgimtar i familjes Konomi në Vlorë, familja e të cilit ka trashëguar truallin ku ndodhet Kampi i Punëtorëve. Sipas tij, pronën prej 2140 metra katrorësh e kanë fituar me vendime të Gjykatës së Lartë në vitin 2004, madje e kanë hipotekuar. Më pas, kanë mësuar se vite më pas, përkatësisht në vitin 2012, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë këtë pronë e ka dhënë me qira. Por, nuk kanë përdorur certifikatën e re, por certifikatën e pronësisë të vitit 1995. "Kontrata e qirasë është mes sindikatës dhe një personi në Vlorë. Është lidhur në vitin 2012 para noteres Majlinda Demollari. Familja jonë nuk ka pasur dijeni. Pronën tonë e gëzon dikush tjetër, megjithëse ne e kemi me certifikatë. Ata përdorin gjithandej certifikatën e vitit 1995, kur në fakt duhet të bënin rifreskimin e kësaj kartele" thotë Tedi Konomi. Më pas shton se në këtë aferë ka gisht Sindikata, e cila ka "fshehur" pronësinë, noterja Majlinda Demollari, e cila nuk ka bërë rifreskimin e certifikatës. . Më tej shton se, këtë kontratë qiraje, qiramarrësi dhe Konfederata e kanë dërguar në Hipotekë dhe qiramarrësi ka regjistruar godinat në emër të tij. "Qiramarrësi këtë kontratë qiraje me Konfederatën e Sindikatave e ka dërguar në Bashkinë e Vlorës për të marrë leje shfrytëzimi edhe për truallin tonë. Bashkia i ka dhënë leje të ndryshme nga viti 2012 e deri në vitin 2020 me certifikatën e vitit 1995, kur në fakt trualli është i yni. Ata vazhdojnë të përdorin këtë certifikatë. Madje, kanë dhënë edhe leje për ndërtim pishine në këtë truall pa na pyetur ne" pohon Konomi.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 27 Mars 2026
27/03 21:01
Monitorime/ Analisti nuk përmbahet: Populli me probleme mendore! – Fiks Fare
27/03 21:00
Pamje të rënda/13-vjeçari dhunon e grabit fëmijë e pensionistë në Shkodër – Fiks Fare
27/03 20:45
Divjakë/ Pazari bosh, pensionistët në treg për bukën e gojës – Fiks Fare
27/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 26 Mars 2026
26/03 21:01
Monitorime/ Ylli Rakipi “Saliu edhe në botën tjetër do na presi si kryetar i PD-së” – Fiks Fare
26/03 21:00
Skandali i çmimeve! Fermerët: ‘Po na rrisin inputet me justifikimin e luftës në Iran – Fiks Fare
26/03 20:45
‘Do krijoja histori dashurie në BBV’, Greta Kazazi flet për përjashtimin që bëri histori! – Fiks Fare
26/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 25 Mars 2026
25/03 21:01
Monitorime/ Brikena ‘tradhtohet’ nga fustani, ja çfarë i ndodhi live! – Fiks Fare
25/03 21:00
Fëmija autik dhunohet brutalisht nga nëna. Fqinjët denoncojnë, institucionet heshtin! – Fiks Fare
25/03 20:45
Reforma në drejtësi/ Italianët e rrëzuan, ne e votuam! A po paguajmë pasojat? – Fiks Fare
25/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 24 Mars 2026
24/03 21:01
Monitorime/ Fevziu beson vetëm kur i prek gjërat me dorë – Fiks Fare
24/03 21:00
I sëmuri mendor djeg banesën, rrezikon pallatin. Institucionet “S’kemi ku ta çojmë” – Fiks Fare
24/03 20:45
‘Shqipëri, o mjer… s’të kuptova kurrë!’ Po sot, pas 100 vjetësh, a kuptohemi? – Fiks Fare
24/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Mars 2026
23/03 21:01
Monitorime/ E ftuara ‘Dua të dukem bukur e zhveshur’ – Fiks Fare
23/03 21:00
‘Beteja më e bukur’! Ndryshojnë flamujt nga SHBA te Gjermania, molotovët mbeten! – Fiks Fare
23/03 20:45
Goditje politike apo dëm publik? Çfarë ndodhi realisht në protestën e PD-së? – Fiks Fare
23/03 20:30