Fiks Fare/ Pronarja e agjencisë: Paguaj 15 mijë euro në doganë për autobuz
12/05/2021 20:30

Fiks Fare edhe mbrëmjen e sotme solli të tjera agjenci udhëtimesh që falë pandemisë përfitojnë nga kërkesa që kanë njërëzit për të lëvizur në destinacione të ndryshme të Europës. Si dje edhe sot Fiks Fare tregoi me audio e video pazaret që bëjnë këto agjenci me udhëtarët dhe shumat e mëdha që kërkojnë për një udhëtim drejt BE-së. Mjafton vetëm pasaporta dhe shuma përkatëse për t'u paguar dhe për çdo gjë tjetër mendon agjencia. Kështu ishte biseda qe në shumicën e rasteve bënë gazetarët e Fiksit nëpër agjenci të ndryshme në Tiranë. Tek Anumi travel nuk duhej as tamponi dhe asnjë dokument tjetër shoqërues përveç 800 eurove pasaportës dhe ID për të shkuar në Gjermani. Kalimi është i sigurt dhe nëse mund të ndodh që nuk bëhet kalimi, atëherë autobuzi kthehet dhe pasagjeri rimbursohet 100%. Nëse pasagjeri e a siguruar garancinë vetë, atëherë punonjësja e agjencisë e orienton të presë vetëm biletën, por nëse nuk e ka agjencia merret me gjithçka prandaj paguhet edhe shuma prej 800 eurosh. Punojësja shprehet se kalimi bëhet nga Hungaria dhe ata japin siguri për kalimin, pasi paguajnë në ryshfet në doganë. Madje pronarja që e konfirmon tregon edhe mënyrën se si veprohet. " Para se të niset makina këtu unë nis njeriun një orë më para dhe ju pret atje në kufi pagohen lekët dhe kaloni" shprehet ajo. Ndërsa për udhëtimin drejt Brukselit pronarja e agjencisë Anumi travel shprehet se e ka ulur çmimin nga 1000 euro në 800 euro pasi ka bërë marrëveshje në dogana. " Ne paguajmë 15 mijë euro për çdo autobuz që kalojmë në doganë në Hungari" shprehet pronarja.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 27 Mars 2026
27/03 21:01
Monitorime/ Analisti nuk përmbahet: Populli me probleme mendore! – Fiks Fare
27/03 21:00
Pamje të rënda/13-vjeçari dhunon e grabit fëmijë e pensionistë në Shkodër – Fiks Fare
27/03 20:45
Divjakë/ Pazari bosh, pensionistët në treg për bukën e gojës – Fiks Fare
27/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 26 Mars 2026
26/03 21:01
Monitorime/ Ylli Rakipi “Saliu edhe në botën tjetër do na presi si kryetar i PD-së” – Fiks Fare
26/03 21:00
Skandali i çmimeve! Fermerët: ‘Po na rrisin inputet me justifikimin e luftës në Iran – Fiks Fare
26/03 20:45
‘Do krijoja histori dashurie në BBV’, Greta Kazazi flet për përjashtimin që bëri histori! – Fiks Fare
26/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 25 Mars 2026
25/03 21:01
Monitorime/ Brikena ‘tradhtohet’ nga fustani, ja çfarë i ndodhi live! – Fiks Fare
25/03 21:00
Fëmija autik dhunohet brutalisht nga nëna. Fqinjët denoncojnë, institucionet heshtin! – Fiks Fare
25/03 20:45
Reforma në drejtësi/ Italianët e rrëzuan, ne e votuam! A po paguajmë pasojat? – Fiks Fare
25/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 24 Mars 2026
24/03 21:01
Monitorime/ Fevziu beson vetëm kur i prek gjërat me dorë – Fiks Fare
24/03 21:00
I sëmuri mendor djeg banesën, rrezikon pallatin. Institucionet “S’kemi ku ta çojmë” – Fiks Fare
24/03 20:45
‘Shqipëri, o mjer… s’të kuptova kurrë!’ Po sot, pas 100 vjetësh, a kuptohemi? – Fiks Fare
24/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Mars 2026
23/03 21:01
Monitorime/ E ftuara ‘Dua të dukem bukur e zhveshur’ – Fiks Fare
23/03 21:00
‘Beteja më e bukur’! Ndryshojnë flamujt nga SHBA te Gjermania, molotovët mbeten! – Fiks Fare
23/03 20:45
Goditje politike apo dëm publik? Çfarë ndodhi realisht në protestën e PD-së? – Fiks Fare
23/03 20:30