Një punonjës i firmës Gulit sh.p.k me shenja të covidit, detyrohet nga pronarët ta bëj tamponin në emër të vëllait, pasi rrezikojnë mbylljen e fabrikës. Madje ata i kërkojnë punonjësit që t'i lajmërojë dy ditë para se të bëj tamponin në shtet që të mund ta heqin nga skema e sigurimeve. Për të shmangur problemet me shtetin pronarët e drejtojnë të bëj tamponin në një spital privat, duke ia paguar ata tamponin, por me kushtin që punonjësi të mos japi emrin e tij.