Fiks Fare/ Pronarët në emigrim, hajdutët festë në shtëpitë e tyre në Synej
08/09/2023 20:30

Gjatë verës banorët e fshatit Synej në Kavajë protestuasn me bllokim rruge pasi prej 3-4 vitesh hajdutët kanë bërë kërdinë në shtëpitë e tyre. Ata jetojnë në emigrim dhe banesat e tyre janë vjedhur disa herë. Ata iu drejtuan Fiksit pasi pohuan se policia nuk ka vepruar mbi vjedhjet që u janë bërë. Fiks Fare kërkoi informacion pranë Drejtorisë së Policisë së Durrësit për problemin që ngritën banorët e Synejit. Policia bëri me dije që në fshatin Synej gjatë 8 muajve të parë të vitit 2023 janë regjistruar 21 raste të vjedhjes së banesave. Nga këto, janë zbuluar 11 raste, me 9 autorë të identifikuar, nga të cilët 5 janë arrestuar, 3 janë shpallur në kërkim dhe 1 i mitur është proceduar në gjendje të lirë. Aktualisht në këtë zonë ka patrullime nga strukturat e Komisariatit të Policisë Kavajë, me qëllim parandalimin e vjedhjeve në këtë zonë. Gjithashtu policia sqaron se shumica e banesave në të cilat janë kryer vjedhjet, janë banesa të shtetasve emigrantë dhe konstatimi i vjedhjeve në këto banesa është bërë kur poseduesit e tyre janë kthyer nga vendet ku jetojnë aktualisht, pra disa kohë pasi kanë ndodhur vjedhjet, gjë që e ka bërë të vështirë identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtyre ngjarjeve. Ndërkohë që policia vijon veprimet hetimore për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për këto raste, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të dyshuar për këto vepra penale.

Dy të moshuar dhunohet e hidhen në rrugë. Flinin në qiell të hapur, Fiksi i strehon – Fiks Fare
12/09 20:45
PD në Kuvendin e ‘paligjshëm’. Pse pranuan të jenë pjesë e një farse? – Fiks Fare
12/09 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 11 Shtator 2025
11/09 21:01
Monitorime/ Dielli duket që nga ngjyrat që vesh sinoptikania – Fiks Fare
11/09 21:00
Kabineti ‘Rama 4’ lë me gojë hapur Asamblenë e PS-së – Fiks Fare
11/09 20:45
Asambleja eklipson Kuvendin. Po cila peshon më shumë? – Fiks Fare
11/09 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 10 Shtator 2025
10/09 21:01
Monitorime/ Balla “Gaz Bardhi i paqartë jo seksualisht, por politikisht” – Fiks Fare
10/09 21:00
Skandal në Pukë/ Drejtori ‘Më kërcënuan’, klasat ndahen me farefis, jo me meritë – Fiks Fare
10/09 20:45
Dashuri apo para? Shqiptarët zgjedhin… – Fiks Fare
10/09 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 9 Shtator 2025
09/09 21:01
Monitorime/ Berisha recetë për PD-në “çaj me limon”?! – Fiks Fare
09/09 21:00
Viti ri shkollor/ Shkolla kthehet në stallë. Dikur me nxënës, sot me jonxhë, bar dhe ba*ga – Fiks Fare
09/09 20:45
Qeveria e re, ja nga do të fillojë puna! – Fiks Fare
09/09 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 8 Shtator 2025
08/09 21:01
Monitorime/ “Gjakpirësit” hiqen nga shtëpia, nisën shkollën – Fiks Fare
08/09 21:00
625 mijë € për rindërtimin e shkollës Pojan shkojnë dëm, mbyllet pas 3 vjetësh – Fiks Fare
08/09 20:45
Këtë behar?! Alaska shkoi për laraska, Pilinçi drejt kryeministrisë – Fiks Fare
08/09 20:30
Promo | “Fiks Fare” nga 8 Shtatori, ora 20:10 në Top Channel!
01/09 17:49
Episodi i plotë – Fiks Fare, 1 Gusht 2025
01/08 21:01