Fiks Fare/ Prokurori i Sarandës nuk pranon zhvarrimin, s’ka prova!
16/03/2022 20:30

Pas kësaj situate në Spitalin e Janinës, familja vjen në Shqipëri dhe kërkon në Prokurorinë e Sarandës zhvarrimin e babait të tyre për t'i bërë analizën e ADN-së. Bëjnë kallëzim në prokurori, teksa çështja hetohet nga prokurori Ilir Hoxha. Pas disa muajsh hetime, prokurori pushon hetimet, teksa arsyeton se "familjarët kanë paraqitur në Gjendjen Civile një dokument nga Spitali i Janinës" që i ndjeri kishte vdekur nga Covidi. Për këtë arsye, prokurori nuk pranoi zhvarrimin. Sipas dokumenteve që disponon Fiks Fare, në datën 16 shkurt 2022, Prokuroria e Sarandës i ka dërguar familjes Apostoli vendimin për mosfillimin e procedimit penal. Në dokumentin prej vetëm 2 faqesh, prokurori Ilir Hoxha shkruan se prej datës 11 dhjetor 2020, z.Kristo Apostoli, kish qenë i shtruar pranë Njësisë së Terapisë Intensive Covid pranë Spitalit të Përgjithshëm Universitar të Janinës Greqi. Pasi shtetasi ka ndërruar jetë, trupi i tij "në arkivol të mbyllur" është transportuar në Shqipëri, ku nga familjarët është varrosur në fshatin Pezë. Gjatë këtij procesit, familjarët e të ndjerit nuk e kanë hapur arkivolin, rrethanë për të cilin bashkëshortja e të ndjerit kallëzon se "e kishim porosi nga shteti grek". Prokurori shkruan se familjarët kanë dërguar një dokument të Spitalit të Janinës në Gjendjen Civile në Mesopotam, Finiq, ku vërtetohej se "z.Kristo Apostoli kishte vdekur". Më tej shkruan se, familjarët kanë dyshime në lidhje me vdekjen dhe kërkojnë ndihmë për zbardhjen e ngjarjes pasi nuk e dinë çfarë ka brenda arkivolit. Madje, ata kërkuan edhe zhvarrosjen! Prokurori ka arsyetuar se dokumentet e paraqitura nga familjarët në Gjendjen Civile janë të pakontestueshme, ku faktohet se i ndjeri ka vdekur nga COVID 19. Telefonatat e Spitalit të Janinës, për prokurorin, nuk janë të mjaftueshme për të identifikuar elementë të ndonjë figure të veprës penale.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Mars 2026
23/03 21:01
Monitorime/ E ftuara ‘Dua të dukem bukur e zhveshur’ – Fiks Fare
23/03 21:00
‘Beteja më e bukur’! Ndryshojnë flamujt nga SHBA te Gjermania, molotovët mbeten! – Fiks Fare
23/03 20:45
Goditje politike apo dëm publik? Çfarë ndodhi realisht në protestën e PD-së? – Fiks Fare
23/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 20 Mars 2026
20/03 21:00
Monitorime/ I ftuari thyen mitin “Sex-i nuk të dobëson!” – Fiks Fare
20/03 21:00
“Qaja çdo natë… e paralizuar dhe e vetme”, 80-vjeçarja më në fund sistemohet falë Fiks Fare
20/03 20:45
S’kanë treg, prodhimet i hedhin në kanal. Kriza e fermerëve në Orman-Pojan – Fiks Fare
20/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 19 Mars 2026
19/03 21:00
Monitorime/ Moderatorët që u kënaqën me njeri-tjetrin… – Fiks Fare
19/03 21:00
Rrëshqitja që po izolon banorët, rruga ‘Dervish Shaba’ drejt zhdukjes – Fiks Fare
19/03 20:45
Pse emigrojnë shqiptarët? Keqqeverisja apo për një jeta më të mirë? – Fiks Fare
19/03 20:30
Monitorime/ E denoncoi te policia, por fqinji i nxjerr mesazhin LIVE! – Fiks Fare
18/03 21:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 18 Mars 2026
18/03 21:00
Rrezikojnë jetën çdo ditë. 3 të sëmurë mendorë jetojnë në një shtëpi që po u shembet mbi kokë
18/03 20:45
PD sulmon ambasadorët e huaj në Shqipëri. Qytetarët tregojnë ‘pse’! – Fiks Fare
18/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 17 Mars 2026
17/03 21:00
Monitorime/ Përplasje në studio, Fevziu të ftuarve: ‘Uluni more, uluni! – Fiks Fare
17/03 21:00
“Deputetët mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat”, mln euro për 140 “baballarët e kombit”
17/03 20:45
Berisha rikthen sulmet ndaj ambasadorëve,histori që përsëritet ndër vite – Fiks Fare
17/03 20:30
DIGITALB DIGITALB