Një i sëmurë me kancer lëkure rrezikon të humbasë një organ jetësor, veshin, pasi aparatura e rrezeve është prishur prej disa muajsh te Onkologjiku në QSUT. Përveç këtij rasti, mjekët e këtij reparti i thanë gazetarëve të Fiks Fare se janë rreth 400 pacientë me kancer lëkurë që rrezikojnë jetën, si pasojë e mos funksionimit të një aparature e Radioterapisë.